
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, ka befasuar në Varshavë me deklaratat për një ndalim të mundshëm të dërgesave të naftës nga Rusia.
"Sot mund të them se një embargo është më e arritshme për Gjermaninë. Në ditët dhe javët në vijim, ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë pavarësi dhe do të largohemi me shpejtësi nga karburantet fosile. Por, siç thashë, ajo që disa javë më parë dukej një problem shumë i madh për Gjermaninë, është tkurrur ndjeshëm, kështu që pavarësia e Gjermanisë nga nafta ruse tani është shumë afër", tha politikani i Të Gjebërve pas një takimi me ministren polake të klimës, Anna Moskëa, të martën në Varshavë.
Pjesa e naftës ruse që blen Gjermania është vetëm rreth dymbëdhjetë për qind nga 35 përqind që kishte qenë në fillim të luftës dhe kjo nevojitet për rafinerinë PCK në Schvedt mbi Oder.
Ekspertët janë të mendimit se një embargo e naftës, ndryshe nga ndalimi i furnizimit me gaz, do të ishte i menaxhueshëm për ekonominë gjermane. Këtë e konfirmon edhe një studim i porositur nga Greenpeace, në të cilin ekspertët arrijnë në përfundimin se rafineritë në Gjermani që tani mund të bëjnë pa importe nga Rusia. Rritja e çmimit të benzinës dhe naftës për ngrohje do të jetë e kufizuar.