Raporti i Bundesbank: Ndalimi i gazit rus fut ekonominë gjermane në recesion

23 April 2022, 21:19Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Raporti i Bundesbank: Ndalimi i gazit rus fut ekonominë gjermane në

Një ndalim i plotë i importit të energjisë ruse mund ta shtyjë ekonominë gjermane në recesion, paralajmëroi të premten banka qendrore e vendit, Bundesbank.

Bundesbank thekson se do të ishte veçanërisht e vështirë për të gjetur një zëvendësues për gazin rus.

“Në skenarin që parashikon intensifikimin e krizës, produkti i brendshëm bruto real do të bjerë me pak më pak se dy për qind në krahasim me vitin 2021”, raporton Bundesbank në raportin e saj të rregullt mujor.

Do të ishte veçanërisht e vështirë për të gjetur një zëvendësues për gazin, gjë që do të çonte në ndërprerje të furnizimit. Kompanitë ruse të gazit përbëjnë më shumë se gjysmën e importeve të Gjermanisë.

Pasojat e pezullimit të importeve do të ushtronin presion mbi ekonominë gjermane në dy vitet e ardhshme, megjithëse rënia nuk do të ishte aq e fortë sa në vitin 2020, në kulmin e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Në vitin 2020, ekonomia ra me 4.6 për qind dhe në vitin 2021 u rrit 2.9 për qind. Në tremujorin e parë të këtij viti, aktiviteti duket se ka ngecur, vlerëson Bundesbank.

"Të gjitha rezultatet përfshijnë një nivel të konsiderueshëm pasigurie," shtuan ata.

Ndër faktorët që mund të dëmtojnë ekonominë, ata veçuan rritjen e çmimeve të lëndëve të para, të cilat në mënyrë indirekte do të ulnin të ardhurat e familjeve. Ata gjithashtu do të reduktonin kërkesën e jashtme dhe rrjedhimisht eksportet gjermane.


Video