“Firuan” 250 milionë euro! Humbjet e kursimeve të qytetarëve nga zhvlerësimi i monedhës europiane

28 December 2023, 10:58Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Firuan” 250 milionë euro! Humbjet e kursimeve të

Bizneset dhe qytetarët që kanë kursimet e tyre nëpër banka në monedhën e përbashkët europiane kanë humbur të paktën 250 milionë euro nga zhvlerësimi i kësaj monedhe në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kursimet në euro ishin 7.28 miliardë në nëntor, me një rritje minimale prej 22 milionë eurosh, që është më e ulëta që nga nëntori 2022. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, depozitat në euro janë rritur me 17 për qind, ose gati 1 miliard euro që janë shtuar në banka si formë kursimesh në monedhën e përbashkët.

E konvertuar në lekë dhe me kursin aktual, depozitat në euro janë 706 miliardë lekë, me një rënie prej më shumë se 25 miliardë, ose 250 milionë euro më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në 1 nëntor të vitit të kaluar, 1 euro këmbehej me 117 lekë, ndërsa më 30 nëntor të këtij viti 1 euro u këmbye me 102 lekë.

“Firuan” 250 milionë euro! Humbjet e kursimeve të

Zhvlerësimi i monedhës europiane ka dy anë, një pozitive dhe një tjetër negative. Ana pozitive e rënies lidhet me uljen e inflacionit të importuar, si dhe uljen e borxhit të jashtëm të Qeverisë, ndërsa ana negative e saj lidhet me humbjet e bizneseve eksportuese.


Video