Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë bllokuam 20 ton mallra

17 July 2025, 09:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë bllokuam

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. 

"Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.", njoftojnë Tatimet.

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë bllokuam


Video