Zjarri në pallatin 9-katësh në Lushnje / Nxirret një vajzë e asfiksuar, shfaq probleme nga tymi edhe një polic

25 December 2023, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në pallatin 9-katësh në Lushnje / Nxirret një
Foto nga vendngjarja

Një vajzë është nxjerrë nga ambientete e qendrës tregtare të përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes. Punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë kanë mundur ta zbresin me vinç, teksa ajo ka qenë në gjendje asfiksie por e vetëdijshme.

Sakaq, një disa punonjës policie por edhe ata të zjarrfikëses kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Pak më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla mbërriti në vendin e ngjarjes.

Balla ka qëndruar pranë godinës duke ndjekur punën e zjarrfikësve dhe forcave speciale të Policisë që po luftojnë me flakët.

Balla nuk ka pranuar të komentojë situatën e rëndë për mediat, teksa ka thënë se do të flasë më pak çaste më pas.

Sakaq, ka reaguar edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili kërkon mbështetje për forcat zjarrfikëse.

“Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar”, shkruan Bardhi.

Video