Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Detaje të reja nga zjarri në katin e dytë dhe të tretë të një qendre tregtare në Lushnjë e cila është përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije zjarri ka rënë rreth orës 14:40 në qendrën tregtare ‘Metropol’.
Dyshohet se brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret dhe ballkonet.
Forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët si dhe për të evakuuar klientët dhe punonjësit.
Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.