Aksident në Fier/ “Volkswagen” fluturon dhe përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spital

25 December 2023, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Fier/ “Volkswagen” fluturon dhe përmbyset
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin Fier – Levan, ku një automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga, duke u përplasur me kanalin anësor të rrugës dhe me pas është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi ka marr dëmtime të lehta.

Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti.


Video