Greqia na ka ndihmuar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Nga vendi fqinj drejt Shqipërisë janë nisur dy avionë "zjarrfikës" për shuarjen e flakëve në malin e Çikës.
Lajmin e ka bërë me dije delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndihma nga Greqia ka ardhur pas kërkesës së Shqipërisë nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Situata në malin e Çikës po përkeqësohej dhe flakët po i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut.
"Dy avionë zjarrfikës nga Greqi janë tashmë rrugës për në Shqipëri për të shuar zjarret në malin e Çikës. Mbështetja vjen pas kërkesës për ndihmë nga Shqipëria nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të #BE-së. Gjithmonë aty në kohë nevoje! #Së bashku më të fortë" shkruhet në postim.
Kujtojmë se Greqia dërgoi dhe pak kohë më parë avion për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për blerjen dhe mbajtjen e avionëve për shuarjen e zjarreve
