Kanabis në mes të misrit, arrestohen dy persona për drogë (EMRAT)

14 July 2022, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kanabis në mes të misrit, arrestohen dy persona për drogë
Parcela me drogë

Policia e Lezhës, gjatë kontrollit të territorit, ka evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, në mes të një parcele me misër, janë gjetur dhe bimë kanabisi.

Blutë e Lezhës kanë arrestuar pronarin e parcelës, shtetasi Paulin Zefi, 55 vjeç, banues në Balldre, si autor i dyshuar i mbjelljes së kanabisit. Bimët e lëndës narkotike janë asgjesuar me anë të djegies.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është arrestuar edhe shtetasi Andi Doçi, 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kanabis në mes të misrit, arrestohen dy persona për drogë


Video