Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike.
Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli.
Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në disa shtëpi ta pababuara në Gojan të Pukës, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë. Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesa dhe në territorin përreth.

Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit.