Zjarri pranë "Rossmann & Lala" tek 9-katëshet, dyqani nuk është prekur dhe vijon aktivitetin normal

5 April 2026, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri pranë "Rossmann & Lala" tek 9-katëshet, dyqani
"Rossmann & Lala"

Pas publikimit të lajmit nga VOX News për një zjarr të rënë tek 9-katëshet, ku u raportua se flakët përfshinë ambientet e "Rossmann & Lala", ka ardhur një sqarim zyrtar lidhur me incidentin.

Sipas sqarimit, zjarri nuk ka rënë në ambientet e pikës së shitjes Rossmann & Lala, por në një pjesë të ndërtesës mbi të.

Dyqani nuk është prekur nga flakët dhe vijon të jetë i hapur normalisht për qytetarët, pa asnjë ndërprerje të aktivitetit.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe kalimtarët për shkak të tymit dhe flakëve të dukshme në ndërtesë, por situata është menaxhuar pa dëme në ambientet e pikës së shitjes.

Përfaqësuesit e kompanisë theksojnë se është e rëndësishme që informacioni të pasqyrohet saktësisht, në mënyrë që të shmanget keqinformimi i publikut dhe të garantohet qartësi për qytetarët që frekuentojnë këtë pikë shitjeje në Tirana.

Reagimi i Rossmann & Lala:

Të nderuar përfaqësues të redaksisë,

Ju drejtohemi në lidhje me lajmin e publikuar në portalin tuaj mbi një incident zjarri të raportuar pranë një pike të shitjes Rossmann & Lala.

Dëshirojmë të sqarojmë se zjarri nuk ka rënë në ambientet e pikës së shitjes Rossmann & Lala, por në një pjesë të ndërtesës mbi të.
Dyqani nuk është prekur nga incidenti dhe vijon të jetë i hapur normalisht për qytetarët.

Duke qenë se ky informacion është i rëndësishëm për publikun dhe për qytetarët që frekuentojnë këtë pikë shitjeje, ju lutemi të redaktoni lajmin për të reflektuar saktësisht situatën reale.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


Video