Zjarr në sanatoriumin e Korçës, lëndohet një 62-vjeçar

31 March 2022, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në sanatoriumin e Korçës, lëndohet një
Spitali i Korçës

Një pacient ka mbetur i plagosur në Sanatoriumin e Korçës, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer papritur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 të qytetit juglindor.

62- vjeçari me inicialet B.D po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka pësuar djegie të lehta.

Falë reagimit të shpejt, zjarri që kishte rënë në njërën nga dhomat e Sanatoriumit të Korçës është fikur në kohë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, të cilat paraprakisht dyshohet se janë aksidentale.

“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, njoftoi Policia.


Video