Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vatër zjarri ka rënë në një rrobaqepësi në zonën e Freskut në kryeqytet.
Mësohet nga Shërbimi zjarrfikës se ka qenë një pakujdesi e punonjësve që ka shkaktuar zjarrin, teksa kanë harruar një hekur rrobash ndezur, duke bërë që rrobaqepësia të përfshihet nga flakët.
Dy makina zjarrfikëse dhe rreth 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrit.
Tashmë zjarri është shuar dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.