Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para nga diaspora

17 April 2025, 20:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para
Votat e diasporës

Tre ditë nga nisja e shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët, kanë mbërritur në Shqipëri votat e para të diasporës.

Kutitë me fletët e votimit janë vendosur në Parkun Olimpik në kryeqytet dhe  janë të monitoruara me kamera sigurie.

Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ, kryetari Ilirjan Celibashi dhe dy përfaqësuesit e PS dhe PD.

Zarfet me fletet e votimit do te selektohen nëse ka dëmtime dhe më tej do ndahen sipas qarqeve e përkatëse.

Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.

Ato do të hapen në 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.


Video