Zgjatja e vetingut, Belinda Balluku “tradhëtoi” PS, si votuan deputetët

11 February 2022, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zgjatja e vetingut, Belinda Balluku “tradhëtoi” PS, si votuan

Ditën e djeshme në seancën e Kuvendit pas diskutimeve është votuar shtyrja e afateve të vettingut. Me 118 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatine  Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. Në seancë ku nuk kanë munguar debatet 

Ajo që bie në sy është fakti se nga radhët e PS, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Balluku duket se nuk ka votuar vetëm për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa dy nismat e tjera në axhendë i ka votuar pro.

Lista pason me Sali Berishën që ka qenë prezant gjatë seancës, por nuk ka votuar, po ashtu në listë janë dhe përkrahësit e tij, si Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka etj.

Nga radhët e përkrahësve të Sali Berishës duhet se Isuf Çela ka votaur abstenim, ndërsa Edi Paloka nuk është paraqitur fare në seancë. Mes votave bie në sy dhe tre votat e LSI, të cilat u hodhën ‘të bardha’ pra abstenim. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ishin abstenimet, kurse  Agron Çela doli nga rreshti dhe votoi pro zgjatjes së afatit të vetingut.

Më poshtë keni listën e deputetëve, të cilët dolën kundër ndryshimeve Kushtetuese.

 


Video