Zbulohet plantacioni me 1019 bimë marijuanë, arrestohen tre shqiptarët në Greqi!

12 July 2025, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet plantacioni me 1019 bimë marijuanë, arrestohen tre

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi zbulimit të një plantacioni të madh kanabisi në një zonë rurale të Artës në Greqi.

Bëhet me dije se oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit gjetën dhe asgjësuan 1019 bimë marijuanë.

Sipas mediave greke, dy shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit u arrestuan në vend gjatë operacionit policor.

Ndërsa shqiptari tjetër u arrestua pas kontrollit në banesën e dy të tjerëve të arrestuar më herët.

Gjithashtu, një grek nga Arta, i cili kishte rolin kryesor të grupi, u arrestua nga policia gjatë kontrolleve në banesë. 

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, u konsiskuan 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, ndërsa u sekuestruan edhe pajisjet për kultivimin e plantacionit.


Video