Zbulohen mbi 1500 bimë kanabis në Spanjë, kultivuesit dyshohen shqiptarë

30 September 2022, 23:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen mbi 1500 bimë kanabis në Spanjë, kultivuesit dyshohen
Ilustrim

Policia spanjolle sekuestruar 1500 bimë marijuanë gjatë një operacioni anti-drogë, ndërsa sipas mediave spanjolle nga operacioni nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Gjatë aksionit anti-drogë u angazhuan dhe helikopterë. Ky është operacioni i dytë anti-drogë, pas atij të gushtit të kaluar, i cili çoi pas hekurave 8 persona. Të arrestuarit ishin të gjithë të kombësisë shqiptare nga mosha 30 deri në 50-vjeç, pa precedentë penalë.

Ata akuzohen për një krim kundër shëndetit publik për kultivim dhe trafik droge dhe një tjetër për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Policia është ende në kërkim të 5 anëtarëve të tjerë të bandës, të cilët janë në arrati dhe që mund të kenë ikur në zonat fqinje të Katalonjës ose në Valencia. Dy u arratisën nga Castellote dhe tre nga Beceite.

Mafia shqiptare ka gjetur “strehë” në Spanjë, ku herë pas herë gjatë operacioneve  policia zbulon shtëpi bari apo plantacione masive droge, kanabis apo dhe marijuanë.


Video