Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa në formë çokollate.
Në kuadër të operacionit “Camel 2” është vënë në pranga shtetasi Led Biba, banues në Tiranë.
"Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues shtetasin Led Biba, te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako." thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.