RENEA kontrolle të befasishme në Elbasan, synohet kapja e të arratisurve të "Plumbit të Artë"

30 September 2022, 20:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RENEA kontrolle të befasishme në Elbasan, synohet kapja e të
Foto ilustruese

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se po kryhen kontrolle për personat në kërkim dhe sipas burimeve objektiv janë emrat e dalë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".

Kontrollet kanë nisur prej gati një ore dhe forcat e policisë së Elbasanit janë në ndihmë të forcave RENEA.

Kontrollet nga policia në këtë qytet kanë qenë të vazhdueshme. Por pas çdo operacioni nuk ka pasur rezultat në kapjen e personave të shpallur në kërkim, apo atyre të përmendur në dëshminë e Dumanit.


Video