Makina e bërë "shoshë" nga plumbat sillet në vendin e krimit, policia rindërton skemën e atentatit ndaj Alban Bruçit

30 September 2022, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e bërë "shoshë" nga plumbat sillet në
Makina e Alban Bruçit

Edhe pse janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Policia e Shkodrës vijon sërish hetimet mbi atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit, ngjarje kjo e ndodhur më 25 Gusht 2022.

Ditën e sotme ekspertët e kriminalistikës kanë inskenuar në vendin e ngjarjes dinamikën e plotë, ku është risjellë edhe makina me të cilën udhëtonte Alban Bruçi, e bërë shoshë nga plumbat.

Për këtë ngjarje, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tonato Fusha, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur pas sherrit me 25-vjeçarin.

Tonato Fusha është djali i biznesmentit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Ndërkohë që edhe emri i autorit tjetër është i njohur për drejtësinë.

Pak ditë pas këtij atentati të dështuar, më 2 shtator u ekzekutua Ismet Çekorja, baba i Bajram Çekores nga persona ende të pa identifikuar, teksa më 19 shtator u ekzekutua Erjon Xhenje, ngjarje për të cilën u shpall në kërkim si autor i dyshuar sërish Bajram Çekorja.


Video