Vr*sja e Klevis Lleshit/ GJKKO lë në BURG autorin e dyshuar, ndërsa Samet Loka në arrest shtëpie!

27 September 2025, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vr*sja e Klevis Lleshit/ GJKKO lë në BURG autorin e dyshuar,
Aurel Hoxha, pronari “Monopol”-it që akuzohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.

Pas seancës së zhvilluar në orën 10:00, Sabah Nuzi është lënë në arrest me burg, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e arrestit në shtëpi.

Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore.

Ai nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020.


Video