Vritet gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në Londër 23-vjeçari shqiptar (EMRI)

14 July 2023, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në
Klevi Shekaj

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor.

Shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit i cili kohët e fundit ishte konvertuar në mysliman.

Chunda gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë vrasje pasi dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Abdullah Abdiullahi.

Ngjarja e rëndë, ku janë përfshirë disa persona, thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin "thika të mëdha" vazhduan të sulmonin viktimat.


Video