Del foto, ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik, dyshime se mund të fshihet në Shqipëri

14 July 2023, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del foto, ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e
Autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik

Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, që gjithashtu është një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes jashtë një karburanti, mësohet të jetë i njohur për policinë, me precedentë të më parshëm penalë.

Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe një foto të autorit.

Sakaq, hetimet për zbardhjen e krimit po vijojnë, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, pasi materialet vizuale nga kamera e sigurisë së karburantit kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Në të njëjtën kohë, policia ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Një video tronditëse, nga vrasja e 51-vjeçarit në një pikë karburanti në Selanik u publikua nga mediat. 51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ngjyrë të errët, makinë që është e palëvizshme dhe po debaton me shoferin.

Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë.

Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket. Bëhet e ditur se në vendin e vrasjes janë gjetur dy gëzhoja. Oficerët e EL.AS. po hetojnë si version mbizotërues se viktima dhe autori kanë pasur dallime personale apo financiare.


Video