Shkoi të takonte dajën, por iu shemb çatia e fabrikës mbi kokë, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali

14 July 2023, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkoi të takonte dajën, por iu shemb çatia e fabrikës mbi

Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.

Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit për të zbuluar nëse viktima punonte në vendin ku u gjet pa jetë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit. Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.


Video