Vrau Maringlenin për orën Rolex dhe varësen e floririt, Apeli lë në burg Kristian Cenajn

16 November 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau Maringlenin për orën Rolex dhe varësen e floririt, Apeli
Viktima dhe autori

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 30-vjeçarin Kristian Cenaj, i cili akuzohet si autor i vrasjes së 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe mbi Cenajn rëndon akuza e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”.

rasja e Maringlen Gjonaj u zbardh 7 vite pas zhdukjes së tij dhe 4 muaj pas gjetjes së eshtreve në një zone me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.  Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit.

Kristian Cenaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga organi i akuzës. Ai akuzohet se ka vrarë Maringlen Gjonaj me qëllim grabitjen, pasi ditën e ngjarjes si kishte patur me vetë një orë Roleks dhe një varëse floriri.

VENDIMI:


Video