Aksident i rëndë në Lezhë, ambulanca përmbyset bashkë me të sëmurin brenda (VIDEO)

16 November 2022, 14:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Lezhë, ambulanca përmbyset
Ambulanca

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Burime bëjnë me dije se një mjet është paplasur me një autoambulancë, e cila siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme ka përfunduar jashtë rrugës, e përmbysur në një autostradë.

Mësohet se ambulanca është e Rrëshenit dhe ka qenë duke transportuar një grua paciente. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pacientja, një infermiere dhe një grua dhe një burrë tjetër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 


Video