U gjet i vetëvrarë në banesë, Albert Krasniqi i dëshpëruar për fëmijët, kishte modifikuar veten pranë fotos së tyre

16 November 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet i vetëvrarë në banesë, Albert Krasniqi i
Albert Krasniqi

50-vjeçari Albert Krasniqi u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e tij në Kukës. Ai kishte kyçur derën e banesës nga brendadhe i dha fund jetës duke i prerë damarët me thikë.

Krasniqi jetonte i vetëm në banesë dhe ka qenë aroma e trupit të tij dekompozuar që ka frikësuar fqinjët të cilët menjëherë kishin njoftuar policinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte i dëshpëruar për tre fëmijët e tij të cilët kishte kohë pa i parë. Ata jetonojnë me të ëmën jashtë Shqipërisë pas divorcit të dy prindërve të tyre.

Dëshpërimi i madh për fëmijët e tij ka bërë që 50-vjeçari të modifikonte foton e tij pas fëmijëve të tij dhe t’i postonte ato në rrjetet sociale duke krijuar idenë se i kishte pranë.


Video