Policia e Shtetit ka arritur të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë.
Autori i dyshuar është Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin. VoxNews publikuar foton e këtij të fundit, Cenaj është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.

Kujtojmë se e ëma e priste adoleshentin që të kthehej në shtëpi nga shkolla, por ai nuk u kthye kurrë. Cenaj i kishte bërë pritë duke e goditur dhe grabitur. Gjithçka ndodhi për një orë “Rolex” dhe një varëse floriri, që killeri i mori viktimës. Që policia ta arrestonte autorin u desh që të dilnin në sipërfaqe eshtrat e adoleshentit.
Por 7 vite më parë pasi ndodhi ngjarja, familja e djalit 16-vjeçar e drejtoi gishtin pikërisht nga Cenaj që tashmë është i arrestuar. E akuzoi për rrëmbimin e djalit. Policia e shoqëroi për ta marrë në pyetje më pas e la të lirë duke mos arritur që ta “gozhdonte”.
Herën e dytë, pas 7 vitesh prokurori tha se ishin dëshmitë kontradiktore dhe tabulatet që e bindën që të lëshonte urdhër arrestin për të riun edhe pse nuk e pranon krimin.