Policia britanike publikon foton e Luanit, adoleshentit shqiptar të zhdukur prej 19 shtatorit: Na ndihmoni ta gjejmë!

11 October 2022, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia britanike publikon foton e Luanit, adoleshentit shqiptar të zhdukur
Luani

Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit që të identifikojë dhe gjejë një 17-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Luan. Autoritetet janë vënë në alarm pasi adoleshenti që prej 19 shtatorit ka humbur çdo kontakt me familjen.

"Ne kemi shqetësime për 17-vjeçarin nga zona e Wrexham, i cili nuk është parë që nga ora 20:00 e së hënës, 19 shtator", tha një zëdhënës i Policisë.

Policia britanike ka shpërndarë një foto të 17-vjeçarit për ta bërë të mundur identifikimin e tij. Luani është me fliokë të zinj e të shkurtër dhe me trup mesatar.

"Kushdo që ka informacion i kërkohet të kontaktojë me oficerët në 101, ose nëpërmjet faqes së internetit https://orlo.uk/axzhZ , duke cituar referencën iTrace 43783", thuhet më tej në njoftimin e Policisë.


Video