Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Hakerat iranianë të “Homeland Justice” që sulmuan serverat e shtetit shqiptar kanë ndërmarrë një hap tjetër.
Ata pretendojnë se kanë në dorë një databazë me rreth 100,000 emra të personave të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale në Shqipër.
“Kutia e Pandorës” e quajnë ata databazën të cilën e kanë nxjerrë në shitje për 0.5 bitcoin, rreth 10 mijë dollarë.
Ata thonë se kjo databazë përmban informacione për persona me histori kriminale, kontaktet, hyrje-daljet jashtë shtetit, pasaportat apo raportet e bëra ndaj tyre nga agjentët policorë.