
Anjeza, një qytetare nga Tirana, telefonoi në “Aldo Morning Show” për të folur mbi temën e ditës, a duhen denoncuar fqinjët kur na shqetësojnë?
Anjeza nuk ndalet te grindjet e vogla apo keqkuptimet e rëndomta, por te dhuna. Ajo thotë se ka raportuar tek autoritetet rastin kur fqinji i saj dhunonte sistematikisht partneren.
Anjeza: Unë realisht kam reflektuar në raste të dhunës edhe nga komshinjtë ku partneri në mënyrë sistematike ka dhunuar bashkëshorten e vet dhe kam qenë një ndër raportueset.
Aldo: Ka qenë i pirë apo jo?
Anjeza: I alkoolizuar dhe problematik. Një familje me vështirësi socio-ekonomike.
Aldo: Ai e mori vesh që e kishe denoncuar ti?
Anjeza: Në fakt unë kisha komunikuar disa herë. Jo vetëm unë, ishte shqetësim edhe i disa banorëve të tjerë pasi rasti i fundit ku ne vendosëm për ta denoncuar ishte pasi viktima ishte viktimizuar dhe ishte dhunuar shumë keq, brutalisht, jo vetëm nga ana psikologjike, por edhe fizike. Abuzuesi shpeshherë na ka kërcënuar që “është puna ime, është partnerja ime, ç’të duhet ty”, por pavarësisht kësaj ne kemi reflektuar./Klan