Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, vihet në pranga autori pas 2 muajsh

29 October 2022, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, vihet në pranga autori
Viktima Safet Hyskollari dhe autori Fatmir Manellari

Fatmir Manellari, i shpallur në kërkim prej 2 muajsh është arrestuar në Pogradec. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, Safet Hyskollari.

Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga SHBA.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator ku Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht.

Mësohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.


Video