Aksident në Korçë, 33-vjeçari përplas të moshuarin me biçikletë

28 October 2022, 22:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Korçë, 33-vjeçari përplas të
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person me biçikletë

Policia ka njoftuar se i lënduari është një 65-vjeçar me iniciale D.A. Ai u përplas nga një 33-vjeçar. Sipas uniformave blu, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video