A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Detaje të reja nga atentati ndaj 52-vjeçarit Eduart Reçi ku u qëllua me plumb në kokë. Ngjarje e ndodhur një natë më parë në kryeqytet. Reçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, mëngjesin e sotëm.
Voxnews ka siguruar foto nga ngjarja e rëndë, ku shihet biznesmeni Eduart Reçi i shtrirë pasi është qëlluar me armë.

Ndërkohë në detajet e siguruara deri më tani dihet se 52-vjeçari ka qenë i vetëm kur është qëlluar me një plumb pistoletë në pjesën e kokës.
Sipas grupit hetimor 52-vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt. Vetë Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja.