Biznesmeni në Tiranë u vr* me plumb në kokë, reagojnë familjarët!

14 November 2024, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni në Tiranë u vr* me plumb në kokë, reagojnë
Eduart Reçi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës.

Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes.

Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë.

Paraprakisht dyshohet se autoret e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjecari të dilte jashtë pallatit.

Nga ana tjetër, familjarët e Recit kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte.


Video