Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi.
Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie në tokë pasi plumbi e kap në kokë.
Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Sipas vizion plus, Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.