E rëndë në Tiranë/ Qëllohet me plumb në kokë një person pranë banesës së tij (EMRI)

13 November 2024, 23:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë/ Qëllohet me plumb në kokë
Foto ilustruese

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

I plagosur në rrethana ende të paqarta, dyshohet të ketë mbetur Eduart Reçi, 52 vjeç.

Ai mësohet se ka marrë një plumb në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri Eduart Reçi, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”, tha policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat.


Video