E qëlluan me plumb në kokë, humb jetën në spital biznesmeni i ndërtimit

14 November 2024, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E qëlluan me plumb në kokë, humb jetën në spital
Spitali i Traumës

Ka ndërruar jetë në spital 52-vjeçari Eduart Reçi. Ai u plagos mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë pranë Fakultetit Histori dhe Filologji.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica”.

Reçit i kishte kaluar plumbi në kokë tej për tej. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Policia bëri me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.


Video