Vrasja në Vlorë/ U qëllua për vdekje me snajper, si i shpëtoi atentatit një vit më parë 22-vjeçari

7 January 2024, 23:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Vlorë/ U qëllua për vdekje me snajper, si i
Banesa ku u vra i riu

22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper.

Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e tretë të një pallati pranë poliklinikës së qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.

Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.

Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

 


Video