"Kola nuk ishte vetëm në makinë"/ Ky është viktima që humbi jetën në në Pukë, dyshime se..

28 September 2022, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kola nuk ishte vetëm në makinë"/ Ky është

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Maltin alias Anton Gjini, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Qafë Qelë të Pukës.

Sipas policisë në orën 18:00 të pasdites së djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore Pjetër Kola, 44-vjeç i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. “VoxNews” ka siguruar foton e viktimës së ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pukë.

"Kola nuk ishte vetëm në makinë"/ Ky është

Dyshohet se viktima nuk ishte vetëm në makinë, por me një familjar i cili dhe e ka dërguar në spital. "Viktima nuk ka qenë vetëm, por me një person tjetër, një familjar i tij i cili e ka dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës dhe më pas në spitalin e Shkodrës. Ai nuk raportohet të ketë pasur lëndime nga të shtënat," tha Kolvataj.

Për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, pranë fshatit Qafë Çelë, Pukë, e vështirëson kapjen e autorit teksa dyshimet janë se ai mund të jetë larguar drejt Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha. Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.


Video