Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme duke punuar në Greqi.
Atij i ka rënë një masiv dheu duke e "varrosur" për së gjalli teksa ka qenë duke punuar në themelitë e një pallati që pritej të ndërtohej.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Sidarit në Korfuz.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por pas kërkimeve, fatkeqësisht, shqiptari është nxjerrë pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Mediat greke raportojnë se Policia ka nisur hetimet ndaj kompanisë që po ndërtonte pallatin mbi kushtet e punës.