Ekzekutoi vrasësin e vëllait/ Si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë

27 September 2022, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutoi vrasësin e vëllait/ Si përfitoi ulje dënimi Bledar
Bledar Qemalaj

Janë zbardhur të tjera detaje nga ulja e dënimit me raporte fiktive për të dënuarit në burgun e Fierit, të favorizuar nga 18 punonjës dhe ish-punonjës të këtij institucioni për të cilët është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg".

Një prej të favorizuarve është edhe Bledar Qemalaj, i dënuar për vrasjen e Edmond Vruhos dhe për trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë.

Atij i janë shënuar në kartelë 104 ditë pune të kryera në burgun e Fierit, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020 edhe pse nuk ka kryer asnjë ditë punë dhe ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi.

Pjesë nga dosja:

Në dosjen penale  të dënuarit Bledar Qemalaj, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Bledar Qemalaj, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajn Janar 2020, nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Mars 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Vrasja e Edmond Vruhos:

Më 03 mars 2004 Bledar Qemalaj vrau me armë zjarri Edmond Vruhon. Krimi u u krye në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, katër vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë. Në atë kohë Bledar Qemalaj ishte 25 vjeç dhe kishte kohë që e ndiqte gjakësin e tij edhe ky banor i Fierit.

Autori arriti të zbulojë vendndodhjen e hasmit në Tiranë dhe ta vrasë atë më 3 mars 2004, krim per te cilin u denua me 23 vite burg.

Trafiku i heroinës:

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal. Ai u arrestua ne Holande me 3 nentor 2018 me qellim ekstradimi.


Video