EMRI/ Kush është 30-vjeçari shqiptar që plagosi me kaçavidë punonjësen e policisë në Greqi

27 September 2022, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Kush është 30-vjeçari shqiptar që plagosi me

Ky është shqiptari Esmin Ferhati, i cili u plagos nga një punonjëse policie greke gjatë një operacioni policor në konviktet studentore në Universitetin Politeknik në Zografou.

Teksa tentoi t’i shpëtonte efektivëve, ai sulmoi me kaçavidë policen, por kjo e fundit e plagosi me armën e shërbimit në këmbë. Në pamjet e publikuara nga protothema.gr, shihet pamjet nga kontrollet e kryera gjatë bastisjes së mëngjesit të sotëm në konvikte.

Policia e armatosur ka kontrolluar derë më derë në dhomat e konviktit në kërkim të personave të përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas informacioneve, 30-vjeçari shqiptar, që sulmoi me kaçavidë oficeren e policisë, para se ajo ta qëllonte nga armën e shërbimit, banonte në një nga dhomat e konviktit dhe ka tentuar të arratisej.

Gjatë operacionit raportohet se janë arrestuar 9 persona, mes tyre edhe vëllai i shqiptarit të plagosur. Dyshohet se konviktet përdoreshin si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge, në zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.



Video