DOKUMENTET/ 'Sjellje e mirë dhe orë pune', si uleshin padrejtësisht vitet e dënimit për të burgosurit e fortë “VIP”

27 September 2022, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTET/ 'Sjellje e mirë dhe orë pune', si uleshin
Viktor Ymeri

18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit u lanë në masën arrest shtëpie nga gjykata. Mbi të ndaluarit rëndojnë disa akuza si “Falsifikim i dokumentave”, “Falaifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim. 

A2 CNN shkruan se në dosjen hetimore për 18 personat, punonjës të burgut të Fierit, të ndaluar një ditë më parë, për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në konkluzionet e hetimeve, të kryera nga prokurori, Bledar Valikaj, janë konstatuar medikamente mjekësore të skaduara në tre ambiente të ndryshme brenda regjimit të brendshëm; 1. Farmaci, 2. Kreyeinfermieri, 3. ambienti ndihmës i farmacisë.

“Në lidhje me këtë konstatim personat përgjegjës janë Farmacisti Dhori Meco i cili ushtron ketë detyrën prej vitit 2014, kryeinfermieri Ardian Tocilla, i cili punon prej 7 vitesh në këtë institucion, ku katër vite ka qenë me detyrë infermier dhe 3 vitet e fundit me detyrë kryeinfermier, edhe përgjegjësi i Sektorit të Shëndetësisë Arbëri Gjermëni, i cili ushtron këtë detyrë prej viti 2016, pa përgjegjësi nuk është edhe sektori i shëndetësisë pranë DPB-së të cilët administrojnë depon farmaceutike të medikamenteve”, thuhet në konkluzionet e hetimeve.
Porokuroria thotë gjithashtu se, gjatë kryerjes se këtyre veprimeve hetimore nga policia gjyqësore pranë burgut të Fierit, në lidhje me të dhënat e grumbulluara u krijuan dyshime të arsyeshme se në atë institucion janë kryer veprime të kundërligjshme.

19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:

1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

Mes emrave të të burgosurve që kanë përfituar ulje dënimi të padrejtë, figurojnë edhe Viktor Ymeri, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajedin Lamajt, Genis Mhillaj, i cili ka qenë pjesë e dosjes së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe Taulant Balliut, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Tan Kateshit në Elbasan në vitin 1997.

“I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj , në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014 e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari.

Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu në kohën që është zbatuar ligji nr. 22/2014 për amnistinë, IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi IEVP Fier është hapur për herë të parë në vitin 2015, mbetet e paqartë se me çfarë akti është njohur amnistia këtij të dënuari rreth 2 vite më vonë (arrestuar me datë 24.04.2016).

Për sa më sipër nga ana jonë, u këqyr dhe u morë në cilësinë e provës materiale, fotokopje e dosjes penale e njësuar me origjinalin, për të dënuarin Viktor Ymeraj. Në kartelën personale të dënuarit, në rubrikën përfitimet me dekret, amnisti, ulje dënimi dhe punë, me amnisti është e shënuar, nr. ligji 22/2014, data e dekretit 10.03.2014, sasia e falur 1 (një) vit dhe ka një nënshkrim, rubrika firma e titullarit është e pa nënshkruar.

Referuar kartelës personale të të dënuarit, ku vihet se nënshkrimi në rubrikën është i ngjashëm me nënshkrimin e përgjegjësit të sektorit ligjorë Ervis Alliaj dyshohet se ka falsifikuar kartelën personale të të dënuarit duke shkruar një vit të falur me amnisti.

Njoftimi:

Pas një pune voluminoze të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjykatës, masë me “arrest shtepie”, për një numër të konsiderueshëm punonjësish të IEVP Fier, të cilët kanë konsumuar një sërë veprash penale si: “Falsifikim i dokumentave”, “Falaifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim. 

1. G.N, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 dhe të K.Penal. (Në cilësinë e  përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 41 raste).
 
2. E.A, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga nenet 186 dhe 190 K.Penalë. (Në cilësinë e  shefit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, shënon në kartelën personale përfitimin e amnistisë dhe lejon kryerjen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit në 21 raste).
 
3. B.M, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penalë. (Në cilësinë e shefit të policisë duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 40 raste).
 
4. E.I, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penal. (Në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste).
 
5. A.R, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).
 
6. D.N, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.  (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).
 
7. A.Gj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).
 
8. E. H, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).
 
9. F.M me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).
 
10. F.L, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).
 
11. N.Xh me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).
 
12. M.M me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).
 
13. E.L me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast).
 
14. Xh.B me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste).
 
15. D.B me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).
 
16. S.V me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste).
 
17. J.Q me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste).
 
18. E.Rr administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.

Dokumenti i marrë nga A2:



Video