Vrasja në Kurbin, Berisha publikon një VIDEO dhe hedh akuza të rënda ndaj policisë

11 February 2024, 12:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Kurbin, Berisha publikon një VIDEO dhe hedh akuza të
Video e publikuar nga Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Policisë, duke thënë se është e përfshirë në vrasjen e ndodhur mbrëmë në Kurbin.

Berisha akuzon policinë se ka kryer kontrolle ditë më parë në biznesin e Ardjan Gjeloshit, i cili mbeti i plagosur, si dhe po sipas tij, i kishin hequr kamerat e sigurisë.

Berisha ka postuar edhe një video e cila daton në 6 janar të këtij viti, ku policët dallohen duke hequr një kamera të montuar në rrugë, megjithatë mbetete e paqartë nëse kamera ka qenë në ambient të jashtëm apo privat.

Kujtojmë se policia më herët përmes aksioneve ka çmontuar qindra kamera në të gjithë vendin, që përdoreshin nga grupe kriminale për t'u ruajtur apo vëzhguar lëvizjet e kundërshtarëve.

Deklarata e plotë e Berishës:

Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni videon e tyre.

-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape përtën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.

Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.

- Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 - 02 - 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint.


Video