Rama: Administrata faktor kyç i integrimit në BE, është armata jonë që duhet të fitojë të ardhmen e Shqipërisë

9 February 2024, 16:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Administrata faktor kyç i integrimit në BE, është
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar administratën publike si një fakton kyç për integrimin e vendit drejt BE-së.

Për kryeministrin Rama, administrata publike është "armata jonë pararojë e betejës" për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria 2030.

Kreu i qeverisë e krahasoi administratën publike me kombëtaren shqiptare të futbollit, por në vend që të fitojnë një ndeshje, sipas kreut të qeverisë administrata do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.

"Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe nuk ka arritur të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete e prekshme me sy sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është një realitet konkret.

Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Ky është një fakt. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së.


Video