A e keni kërcënuar Ahmetajn? Ja çfarë thotë Edi Rama para mbledhjes së Asamblesë së PS

11 February 2024, 10:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A e keni kërcënuar Ahmetajn? Ja çfarë thotë Edi Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbërritur sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në PS, Rama e mohoi një gjë të tillë, por shtoi gjithashtu se "lëvizjet" në parti do të bëhen në kuadër të "bërjes sa më mirë të punës".

Rreth 400 anëtarë të Asamblesë së PS-së do të mblidhen në një resotrant në periferi të Tiranës.

"PS është një proces i rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm që është e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje më të madhe.

Jo nuk jemi sot këtu për të bërë ndryshime. Sot jemi këtu për të bërë një analizë, jo për ndryshime. Riorganizimi nënkupton edhe lëvizje në kuptim të bërjes sa më të mirë të punës", deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për deklaratat e ish-dyshit të qeverisë së tij, Arben Ahmetaj, por zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje.


Video