Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
30-vjeçari Eduart Kësolla, i cili u ndalua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës.
Burime për Voxnews.al bëjnë me dije se 30-vjeçari nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
Ai ka deklaruar se nuk ka qënë atë natë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se ky shtetas është autori i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barutit.