Gjashtë viktima nga Covid, vijon ulja e rasteve të reja

14 February 2022, 18:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjashtë viktima nga Covid, vijon ulja e rasteve të reja

E ndërsa prej disa ditësh vijon ulja e rasteve të reja me Covid në Shqipëri, numri i fataliteteve është shqetësues.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091 që nga fillimi i epidemisë.


Video