Ndodh në Tiranë/ Polici nxit të miturin që të kryejë vjedhje, arrestohet

14 February 2022, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Tiranë/ Polici nxit të miturin që të

Një punonjës policie, Rei Proko 25 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 13 Shkurt, pasi kishte nxitur një të mitur që të kryente vjedhje.

Hetimi nisi pas denoncimit të një gruaje me iniciale G.M., e cila më 12 Shkurt kallëzoi se i ishte vjedhur një send personal në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera u zbulua se ky send personal gjendej në makinën Opel Corsa të policit Rei Proko. Efektivët e Komisariatit Nr.2 dhe Nr.6 zbuluan se polici Rei Proko kishte nxitur të miturin E.K. që të vidhte sendin personal të kallëzueses.

Pas hetimeve dhe zbulimit të rastit, polici u arrestua për veprat penale të  “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, “Shtytja e të miturve në krim” dhe  “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”.

Ndërsa i mituri u procedua penalisht në gjendje të lirë. 


Video